E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, riatdhesohen 8 emigrantë ilegalë

Nuk ka të ndalur operacioni “Fshesa” në Greqi, ku janë shtuar kontrollet e befasishme në qendrat urbane në shtetin fqinj.Janë 8 emigrantë shqiptarë të cilët janë riatdhesuar mëngjesin e sotëm përmes stacionit Kufitar të Kakavijës. Policia greke, është vënë në “gjah” të emigrantëve ilegalë që qarkullojnë në Athinë, Patra, Selanik dhe Janinë.
 

Policia e Athinës, brenda këtij viti ka riatdhesuar 155 emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të cilët qarkullonin pa dokumentacionin e duhur dhe pa leje pune dhe qëndrimi në shtetin grek.
 

Mes tyre, ka pasur edhe mjaft shqiptarë që kanë qenë të pajisur me pasaporta biometrike por që u kishte kaluar afati i qëndrimit në shtetin grek duke plotësuar 90 ditëshin e nevojshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›