Presidencialet, Tadiç përballë Nikoliç, Serbia sot në heshtje zgjedhore
BEOGRAD- Nesër në Serbi mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku përballë do jenë dy rivalët, Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç, ndërsa sot në të gjithë vendin është heshtje zgjedhore. Boris Tadiç, i konsideruar pro europian, kërkon një mandat të tretë, por në këtë garë ai sfidohet nga personi i cili ka mbështetjen e Rusisë, Tomislav Nikoliç. Ajo që i bashkon të dy rivalët është synimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa ajo që i ndan është toni i zërit për këtë cështje dhe përzgjedhja e fjalëve. Ndërsa, Tadiç thotë qetësisht se nuk heq dorë nga Kosova dhe synimi për anëtarësim në Bashkimin Europian, Nikoliç, është më i vendosur që mes të dyjave të zgjedhë të parën.
Gjatë fushatës, Tadiç, lideri i Partisë Demokratike ka premtuar më shumë investime, punësim dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Ai gjithashtu është angazhuar për të luftuar korrupsionin e përhapur në Serbi.
Ndërkohë, Nikoliç, lideri i Partisë Populiste Progresive, një ish-nacionalist ekstrem, është përpjekur që gjatë fushatës të mbajë një qasje me të moderuar, për të marrë më shumë mbështetje nga europianët, të cilët gjithsesi e kanë parë me skepticizëm atë. 60-vjecari, ka humbur dy herë përballë, Tadic në zgjedhjet e tjera presidenciale, ndërkohë që në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë ai sërish mori me pak vota, por pati sukses në zgjedhjet parlamentare.
Rreth 8 500 qendra votimi hapen në orën 7:00 të mëngjesit të së dielës dhe mbyllen në orën 20:00. Rezultatet jozyrtare pritet të bëhen publike rreth dy pas mbylljes së qendrave të votimit.
(el.me/News24/BalkanWeb)