Ministri Haxhinasto në Lushnjë, vizitë ndërmarrjeve private

Ministri i Ekonomise tregtise dhe energjitikes, Edmond Haxhinasto, i shoqeruar nga ambasadori italian ne vendin tone, Massimo Gaiani, ne kuader te programit italo-shqiptar per zhvillimin e ndermarrjeve te vogla e te mesme ne vendin tone, ku qeveria italiane mbeshtet me kredi me interesa te buta keto ndermarrje me synim zhvillimin e tyre ne qytetin e Lushnjes kane vizituar nje fabrike te mermerit.
Ambasadori Gaiani shprehu se ndihet i kenaqur kur sheh ndermarrje te tilla qe kane perfituar nga ky program, duke permendur dhe faktin se qeveria italiane ka gati dhe fazen e dyte te projektit me nje vlere prej 17 milione eurosh ne ndihme te ndermarjeve te vogla e te mesme ne Shqiperi.
Nga ana e tij Ministri i METE, Edmond Haxhinasto, ne fjalen e tij permendi faktin se kjo ndermarje eshte shembull konkret i bashkepunimit strategjik ndermjet shtetit shqiptar dhe Italian, por edhe se jane 100 mije ndermarrje te vogla e te mesme qe perbejne rreth 90 % te GDP-së qe mund te perfitojne nga projekte te tilla.
Ambasadori italian dhe Ministri Haxhinasto kane vizituar edhe disa biznese private ne Patos.