E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Haxhinasto uron integrim sa me te shpejte te Shqiperise ne BE ne festen e organizuar per fundvitin

Tirane 24 dhjetor NOA-Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka organizuar pritjen Se bashku per imazhin qe Shqiperia meriton me rastin e festave te fundvitit.

Me kete rast Haxhinasto vleresoi kontributin ne realizimin e objektivave te diplomacise ekonomike dhe kulturore te vendit duke ndare me te ftuarit vizionin per nje bashkepunim me efikas te sherbimit te jashtem me institucionet publike e private median dhe shoqerine civile si nje garanci e imazhit te Shqiperise Euro-Atlantike.

Ministri Haxhinasto peruroi vepra te Skulptorit te Popullit Odise Paskali vene ne dispozicion nga familja e artistit te madh.

Per here te pare ne mjediset e Ministrise se Puneve te Jashtme eshte ekspozuar dhe boceti i monumentit te Heroit te Popullit Gjergj Kastriot Skenderbeut e vendosur ne sheshin qe mban emrin e tij ne qender te kryeqytetit.

Kete takim ministri Haxhinasto e zhvilloi me pranine e perfaqesuesve te mediave komunitetin e biznesit dhe perfaqesuesit e shoqerise civile te artit dhe kultures.

Ne mbyllje te fjales se tij ai uroi qe te gjithe se bashku te punojne drejt rruges se anetaresimit per ne Bashkimin Europian ne menyre qe vendi te ece perpara.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›