E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Beqjes në Kushtetuese

Ka nisur ne orën 10:00 fiks në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës për te shpallur te papajtueshëm imunitetin e deputetit Socialist Ilir Beqja. Sipas mazhorances ne Kuvend, Beqja ka shkelur ligjin themelor pasi ka perfituar nga fondet publike nga bashkia e Durrësit, ndërkohë qe ishte deputet i parlamentit. Por pala mbrojtëse deklaron Beqja nuk ka përfituar asnjë qindarke pasi ka bërë betimin qe i jep atij statusin e deputetit Pala paditëse, është përpjekur të argumentojë se mandate i deputetit merret kur certifikohet nga KQZ dhe Këshilli i mandateve. Por përfaqësuesi ligjor i kuvendit nuk i është përgjigjur pyetjes së gjykatës perse Beqja nuk është paguar ne këtë periudhe nga kuvendi nëse konsiderohej si deputet. Me shqyrtimin e sotëm, gjykatës kushtetuese i duhet të marrë vendim për tre çështje të cilat kanë nisur diskutimin gjatë këtyre ditëve. E para lidhet me interpretimin e 2 neneve të Kushtetutës për mënyrën sesi duhet të zgjidhen anëtarët e gjykatës së Lartë dhe asaj kushtetuese, e dyta e kërkuar po nga mazhoranca lidhet me verifikimin e mandatit te deputetit Ilir Beqja dhe kërkesa e tretë e kërkuar nga socialistet lidhet me interpretimin e katër neneve të Kushtetutës që flasin për mandatin e deputeteve. Nëpërmjet tyre kërkohet të shikohet nëse 5 deputete demokratë kanë shkelur Kushtetutën duke mbajtur poste publike edhe gjatë kohës së ishin deputete.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›