E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Ministri Ruli ka shperdoruar detyren justifikimet e tij jane bajate

Tirane 24 dhjetor NOA-Selia roze ka reaguar pak minuta me pare lidhur me deklaratat e ministrit te bujqesise Genc Ruli per koncesionet minerare.

Deputeti socialist Saimir Tahiri lidhur me deklaraten e ministrit u shpreh se Genc Ruli shau dhe akuzoi kedo qe ka guxuar te denoncoje aferen e tij te fundit me nje kompani private por nuk degjuam prej tij asnje argument bindes se perse ai nuk duhet te perfundoje ne Prokurori si i pandehur per kete skandal prej miliona eurosh.

Sipas tij ky nuk ishte vecse nje justifikim i radhes i aferave korruptive.

Genc Ruli ka ndryshuar kushtet e kontrates koncesionare duke e shtyre keshtu detyrimin e kesaj kompanie per te investuar miliona euro vecanerisht per permiresimin e kushteve te punes dhe te sigurise ne miniere vijoi me tej Tahiri.

Nderkaq ai theksoi se ministri Ruli i ka falur kesaj kompanie edhe borxhin prej 1.6 milion eurosh duke e lidhur ate me rimbursimin e TVSH.

Deputeti socialist perfundoi deklaraten duke shtuar se keto jane fakte konkrete te shperdorimit dhe abuzimit me detyren.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›