E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Karakaçi: Gati pr.ligji për rezervën e hidrokarbureve

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se projektligji për rezervën e hidrokarbureve ëshë gati. Ai parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe rezerva e naftës do të mbahet nga Agjencia Shtetërore duke pasur rezerva 90-ditore.

“Kemi 2 vjet që punojmë për ligjin e ri të rezervës së hidrokarbureve dhe tani është në fazën përmbyllëse për miratim. Projektligji i ri përmbush nevojat e BE dhe vendit. Ai parashikon krijimin e një agjencie të posaçme dhe rezerva do të mbahet nga Agjencia Shtetërore që do e depozitojë te depozitat e saj ose me qira duke pasur një rezervë 90-ditore”, tha Karakaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›