E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Karakaçi: Nënstacion nëntokësor pas Sheshit Skënderbej, rindërtojmë xhaminë e Shijakut

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditura disa nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme të qeverisë, mes të cilave edhe një marrëveshje financimi për një projekt të rëndësishëm energjetik në kryeqytet.

Sipas ministrit, është miratuar rishikimi i marrëveshjes së financimit mes Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe OSHEE Group, që lidhet me ndërtimin e nënstacionit të qendrës në Tirana. Ky projekt synon të garantojë sigurinë e furnizimit me energji dhe t’i përgjigjet ritmit të zhvillimit të qytetit.

Karakaçi theksoi se aktualisht nënstacioni ekzistues ka kapacitete të kufizuara, ndërsa projekti i ri parashikon ndërtimin e një nënstacioni modern nëntokësor pas Sheshi Skënderbej. Ai bëri të ditur se ky do të jetë një investim me specifika të veçanta teknike, i ngjashëm me disa prej projekteve të rralla në vendet e Bashkimit Evropian, dhe do të përfshijë tre transformatorë.

“Financimi i nënstacionit të qendrës. Ky projekt i rëndësishëm për vazhdimin e sigurisë së furnizimit të Tiranës

Sot ka një nënstacion të qendrës elektrik i cili ka kapacitet të reduktuar me këtë zhvillim që ka në Tiranë.

Parashikon ndërtimin e një nënstacioni modern, nëntokësor pas sheshit Skënderbej, ndër të rrallët nënstacione në BE sepse ka specifikat e tyre teknike. Ka 3 transformator. projekti në fazë të avancuar

Kemi mbyllur procedurën konkurruese, është aplikuar për leje ndërtimi”, bëri me dije ministri.

Ky i fundit bëri me dije edhe marrëveshjen mes qeverisë dhe komunitetit mysliman për rindërtimin e Xhamisë së Shijakut.

“Marrëveshje mes qeverisë dhe komunitetit mysliman për të rindërtuar xhaminë e Shijakut. Donacione të besimtarëve”, tha ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›