E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Lulzim Basha Spekulimet e PS per mungese sigurie dashakeqe - Policia e pranishme ne cdo cep

07-12-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha i konsideron spekulative deklaratat e eksponenteve te Partise Socialiste se Shkodra perpos permbytjeve po perballet edhe me nje nivel te ulet sigurie. Basha deklaroi se te gjitha forcat policore ndodhen ne mbeshtetje te operacionit te strukturave te shtetit per nje perballim sa me eficent te emergjences dhe se spekulimet dashakeqe dalin nga eksponente te caktuar politik te njejtet njerez qe ferkojne duart me fatkeqesite. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar ne perballimin e situates se krijuar ne Qarkun e Shkodres. Ne terren jane angazhuar 798 forca policore. Edhe pse ka spekulime dashakeqe nga te njejtet njerez dhe media por dua te garantoj se situata eshte e qete. Ne Shkoder ne kemi me shume police per msup2 se ne cdo cep te botes. Jane permbytjet ato qe kane stacionuar efektivet ketu. Te gjitha forcat policore ndodhen ne mbeshtetje te operacionit. Po ashtu sherbime te panderprera policie jane vendosur dhe ne te gjitha akset rrugore problematike me qellimin drejtimin e levizjes se automjeteve dhe mos lejimin e kalimit te tyre ne zonat e rrezikut u shpreh ministri Basha.
Duke iu referuar situates se permbytjeve Basha vuri ne dukje se Shkodra se vazhdon te mbetet problematike situata ne disa prej zonave te komunes se Dajcit si Suka e Dajcit Pentari dhe Rushkull- Samrishti Shirgji Darragjati etj.
Ministri theksoi se prioritet ka qene dhe mbetet evakuimi i banoreve dhe sistemi i tyre ne qendrat e planifikuara. Operacionet per evakuimin e ketyre personave fillimisht jane kryer vetem me mjetet e Ministrise se Brendshme dhe asaj te Mbrojtjes nderkohe qe nga dje ka filluar evakuimi i tyre me helikoptere te ardhur nga Greqia dhe Turqia tha ai.
Nuk ka alternative tjeter ndaj evakuimit gjithcka eshte e perkohshme dhe e veshtire. Duket se do te kemi te bejme me nje situate afatmesme dhe afatgjate dhe persa kohe e kemi mundesine e realizimit te ketij prioriteti banoret duhet ti pergjigjen thirrjes per evakuim tha ministri Basha.
3 helikoptere 10 kamione per transport 78 automjete te tjera te llojeve te ndryshme si dhe 14 mjete lundruese jane vene ne dispozicion te shtabit te Emergjencave ne Shkoder per te bere te mundur evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›