E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë- Elbasan,Kom. i Ekonomisë miraton marrëveshjen

TIRANE-Komisioni i Ekonomisë i ka dhënë sot dritën jeshile marrëveshjes mes qeverisë dhe Bankës Islamike për zhvillim dhe financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Marrëveshja për financimin e kësaj rruge është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita bojkotoi punimet e komisionit, duke vendosur të mos marrë pjesë në to.

Projekti për rrugën Tiranë- Elbasan është cilësuar nga kryeministri Berisha, për nga rëndësia, si i dyti pas rrugës Durrës-Kukës. Autostrada Tiranë- Elbasan me një gjatësi prej 31.1 km do të ketë një kosto prej 36 miliardë lekësh, ku vetëm tunali i Kërrabës do të kushtojë 15.4 miliardë lekë.
(s.g/BalkanWeb)
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›