Ministri Niebel ka nje program te pasur takimesh ne Shqiperi

Ambasada Gjermane ne nje deklarate per shtyp me rastin e kesaj vizite ben me dije se qellimi i saj eshte zhvillimi i bisedimeve me kryeministrin Berisha dhe anetare te qeverise si edhe me perfaqesues te opozites lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike ne vend.
Krijimi i pershtypjeve personale per efektet e disa projekteve te bashkepunimit teknik dhe financiar me Shqiperine te financuara me fonde gjermane perben nje tjeter qellim te kesaj vizite ve ne dukje i njejti burim.
Axhenda e vizites se Ministrit Federal per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim Dirk Niebel nisi sot ne Aeroportin bdquoNene Tereza ne ndertimin e te cilit ka kontribuar edhe Republika Federale e Gjermanise dhe qe menaxhohet nga nje sipermarrje gjermane. Neser me 5 gusht ministri Niebel dhe delegacioni qe e shoqeron do te marrin pjese ne ceremonine e fillimit te punimeve te projektit bdquoMbrojtja e mjedisit ne Liqenin e Shkodres ku bashkefinancuese me Gjermanine jane edhe Austria dhe Zvicra si edhe do te marre pjese ne Koplik ne inagurimin e Linjes se transmetimit te energjise elektrike 400 kv Shqiperi ndash Mali i Zi.
Ujesjellesi ne Berat - pjese e axhendes
Ne axhenden e vizites ne Shqiperi te Ministrit Federal per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim Dirk Niebel ben pjese edhe nje vizite ne qytetin e Beratit ku ai do te informohet rreth projektit bdquoFurnizimi me uje te pijshem i Shqiperise se Mesme si dhe do te marre pjese ne inagurimin e linjes se ujesjellesit Berat-Kucove ndertuar ne kuader te ketij projekti thekson deklarata e ambasades gjermane ne Tirane. Ministri Dirk Niebel dhe delegacioni qe e shoqeron do te vizitojne edhe kalane dhe qytetin e vjeter te Beratit te shpallur prej UNESCO-s pjese e trashegimise se kulturore boterore.
Qe prej nenshkrimit te Protokollit te Pare te Bisedimeve Qeveritare mes Gjermanise dhe Shqiperise me 22 tetor 1988 Gjermania ka vene ne dispozicion te Shqiperise me shume se nje miliard euro ne forme projektesh mbeshtetese ndash pjeserisht ne kuader te bashkepunimit dypalesh dhe pjeserisht ne kuader te asistences se BE.
Ne kuader te politikave per zhvillim Gjermania angazhohet ne Shqiperi kryesisht ne sektorn e ujesjelles-kanalizimeve te menaxhimit te mbetjeve te energjise dhe zhvillimit te qendrueshem ekonomik. Ky angazhim kontribon per realizimin e strategjise kombetare per Zhvillim dhe Integrim te Shqiperise si edhe te objektivave te procesit te perafrimit me BE perfundon deklarata per shtyp e Ambasades gjermane ne Tirane.
Autor Ani Ruci/Tirane
Redaktoi Auron Dodi