Ministri Olldashi: Projekti i Jalës nuk është bllokuar
Ministri i Transportit Olldashi ka deklaruar se projekti i bregdetit nuk është bllokuar nga Banka Botërore, por janë pezulluar financimet. BB një ditë më parë njoftoi se fjalën e fundit për projektin do ta ketë bordi i drejtorëve.
TIRANE- Ndërsa Banka Botërore njofton zyrtarisht se fjalën e fundit për projektin e bregdetit do ta ketë bordi i drejtorëve ekzekutiv, i cili do ta shqyrtojë këtë çështje në muajin shkurt. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi Sokol Olldashi deklaron se projekti vazhdon dhe se është bllokuar vetëm financimi. Sipas tij nuk janë bërë gabime në këtë projekt ashtu siç ka pranuar edhe vetë Banka Botërore, e cila nuk përjashton mundësinë që të merren masat e duhura ndaj stafit.
Në fjalën e tij ministri Olldashi u shpreh se “projekti vazhdon të menaxhohet, është bërë një pezullim i financimit sepse vetë banka ka rezultuar se për shkak të raportit tendencioz, të cilit do ti bëhet edhe qartësimi i duhur nga ana e bordit të bankës që do të bëhet në mes të shkurtit”
Kreu i transporteve ka hedhur poshtë akuzat për konflikt interesi në këtë projekt të dhëndrit të kryeministrit Berisha Jamarbër Malltezi, i cili është edhe koordinator i projektit. Ky i fundit nëpërmjet një letre i ka kërkuar policisë Ndërtimore prishjen e 16 ndërtimeve në Jalë.
Më tej Olldashi ka theksuar se “zoti Malltezi është konsulent mjedisi dhe është i lirë të ushtrojë aktivitetin e tij si i tillë. Ajo shoqëri nuk ka asnjë lidhje me Jalën Zoti Malltezi nëse do të bëj një studim mjedisor në Jalë ne nuk mund ta pengojmë”. (a.r/news24/balkanweb)