Ministri Olldashi, inspekton disa rrugë në Korçë
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi zhvilloi një tur inspektimesh në qarkun e Korçës, ku pa nga afër ecurinë e disa investimeve në infrastrukturë.
Ministri inspektoi punimet për zgjerimin e unazës Veriore të Korçës, një investim prej 137 milion lekësh që përfshin aksin nga kryqëzimi i Ersekës deri në varrezat e qytetit.
Më pas ministri Olldashi inspektoi dhe punimet në segmented rrugore Qafë- Thanë- Lin- Pogradec dhe Qukës - Qafë Plloçë. Ministri tha se ecuria e punimeve është e kënaqshme, ndërsa vlerësoi ndikimin e këtyre investimeve për shkurtimin e kohës së udhëtimit drejt Korçës.
Gjatë inspektimit, ministri Olldashi shoqërohej nga kryetari i Komunës Qukës, i cili vlerësoi ndikimin që ka kjo rrugë dhe zhvillimin që pritet ti sjellë zonës.
Ky segment me gjatësi 12 kilometra është pjesë e boshtit juglindor dhe shkurton me 12 kilometra aksin Qukës- Korçë- Pogradec.