E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furnizohet bujqësia

Durrës

Një anije tregtare e ankoruar në kalatën nr.4 të Portit detar të Durrësit do të shkarkojë brenda 48 orësh një ngarkesë me mbi 2100 tonë ure për nevojat e bujqësisë shqiptare. Sipas Vilma Hoxhës, specialiste e marrëdhënieve me publikun pranë Autoritetit Portual Durrës, përpunimi i kësaj ngarkese po realizohet me dy elektrovinça. Që nga fillimi i këtij viti, në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar në total 33.200 tonë ure rifuxho, nitrat, superfosfat dhe plehra të tjera kimike bazuar në kërkesën e fermerëve dhe të firmave bujqësore vendase. Sipas statistikave zyrtare të APD-së, thuajse e njëjta sasi prej 32.896 tonësh është përpunuar gjatë gjithë vitit 2008. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, sasia e përgjithshme e plehrave kimike të importuara për nevojat e bujqësisë ka qenë 51.386 tonë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›