E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, nis kompensimi i ish pronareve

08/07/2010 Agjencia e Pronave publikon procedurën dhe etapat për të përfituar paratë për pronat e zëna

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka nisur dje pranimin e kërkesave për kompensimin financiar të ish-pronarëve që preken nga ndërtimet pa leje. Drejtori i kësaj Agjencie, Elvis Çefa, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se “në mbështetje të VKM nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë të kompensimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim”. Sipas Çefës, procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë më datë 12.07.2010 dhe do të zgjasë 30 ditë kalendarike. “Të gjitha subjektet e interesuara do të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, nr.54, Tiranë. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listat që i bashkëlidhen këtij njoftimi sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani”, ka deklaruar Çefa. Sipas tij, aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 mijë lekësh pranë zyrës së financës së AKKP-së, si dhe të hapin në emër të tyre një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër, subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe që duhet të përmbajë dosja në fjalë.

Dokumentacioni që duhet dorëzuar:

Kërkesën tip që i bashkëlidhet VKM të mësipërme, të plotësuar sipas rubrikave

Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së tyre, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi; (në rast se subjekti përfitues nuk jeton).

Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre

Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare

Dokument identifikimi si dhe certifikatë familjare të kërkuesit/aplikuesit

Mandat pagesën për shumën 2000 (dymijë) lekë

emrat e plote ne gazeten e dale ne treg

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›