Ministri Panariti uron Klinton për Ditën e Pavarësisë

Ministri i Punëve të Jashtme , Edmond Panariti, uroi sot sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, me rastin e 236 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve. Në një mesazh drejtuar zonjës. Klinton, Ministri Panariti dërgoi urimet me të sinqerta për këtë ditë të shënuar për popullin amerikan.
Në mesazh thuhet se Qeveria Shqiptare e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga administrata amerikane dhe personalisht nga zonja Klinton për reformat në Shqipëri. Ai theksoi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, dhe se shqiptarët janë krenarë të qëndrojnë krahë për krahë SHBA-ve, si miq dhe partnerë në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit.
“Falë përpjekjeve të përbashkëta, hapa të rëndësisshme janë marrë dhe në forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan”, thekson z. Panariti në mesazhin e tij për znj Klinton.