E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Pollo: “World Economic Forum: Shqipëria ngjitet me 19 vende në renditjen globale për përdorimin e teknologjive të informacionit”

World Economic Forum ka publikuar këto ditë një raport global, ku rezulton se Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj në renditjen globale për Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit.

Për këtë Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, mbajti sot një konferencë për shtyp në të cilën tha:

“Projekti Shqipëria Digjitale po përparon dhe këtë sukses nuk e themi vetëm ne, por edhe organizata prestigjioze si Forumi Ekonomik Botëror, World Economic Forum, i cili boton përvit raportin global mbi teknologjinë e informacionit.

Ky raport i publikuar së fundmi e nxjerr Shqipërinë që ka përmirësuar dukshëm pozicionin e saj në renditjen globale, kundrejt 142 vendeve të monitoruara, në Indeksin e Përgjithshëm të Gatishmërisë së Rrjetit për teknologjinë e informacionit.

Pra ne kemi kaluar, nga vendi i 95-të në botë, sipas raportit të 2010-ës, në vendin e 68-të në botë, sipas raportit të vitit 2011.

Pra, vetëm krahasuar me raportin e vjetshëm, Shqipëria ka një rritje me 19 vende, në renditjen globale.

Ky indeks llogaritet mbi bazën e katër nënindekseve kryesore që janë:

-    - Klima politiko-rregullatore për teknologjinë e informacionit dhe biznesi përkatës, në të cilin ne kemi një ngritje me 13 vende;

-    - Gatishmëria -e infrastrukturës dhe e përmbajtjes digjitale, përballueshmërisë për shërbimet e ofruara, dhe aftësitë (e-skills), ku kemi një ngritje me 24 vende;

-    - Përdorimi i teknologjisë së informacionit - nga individët, biznesi dhe Qeveria, ku kemi një ngritje me 17 vende dhe,

-    - Impakti social dhe ekonomik, ku ne zëmë vendin e 57-të nga 142 vende ne botë.”

Raporti i plotë në linkun http://www.weforum.org/issues/global-information-technology


10/04/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›