E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Prifti: Për sektorin energjetik, qeveria do japë maksimumin

Tiranë, 19 maj, NOA Qeveria shqiptare e ka konsideruar dhe konsideron si një ndër prioritetet e saj më të mëdha zhvillimin e sektorit energjetik.

Një fakt të tillë, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, e bëri me dijeni gjatë fjalimit që mbajti në konferencën Mbështetja italiane për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas tij, rritja e sigurisë së furnizimit ka qenë detyra kryesore e Strategjisë Kombëtare të Energjisë dhe është trajtuar në disa skenarë, për të realizuar një furnizim me kosto minimale dhe miqësor ndaj mjedisit.

Dispozitat bazë të sigurisë së furnizimit me energji elektrike janë marrë parasysh përgjithësisht në legjislacion primar dhe sekondar të sektorit elektrik. Rritja e sigurisë së furnizimit përshkon edhe Modelin e Ri të Tregut të Energjisë, që nëpërmjet rregullave të bashkëveprimit të operatorëve të ndryshëm, synon pikërisht garantimin e sigurimit të furnizimit të konsumatorëve me energji elektrike, u shpreh ai.

Më tej, ai renditi disa nga drejtimet në të cilat është mbështetur puna e qeverisë, si përcaktimi i një politike afatgjate për zhvillimin e sektorit elektrik, me synim sigurimin e një furnizimi gjithëvjetor dhe cilësor të konsumatorëve me energji elektrike.

Për realizimin e këtij objektivi, - tha ministri Dritan Prifti, - u përcaktuan dhe masat kryesore si përmirësimi i kuadrit ligjor dhe rregullator, duke e përafruar me atë të BE; përmirësimi i organizimit të strukturave të këtij sektori; përmirësimi i tarifave të shitjes së energjisë elektrike; apo përmirësimi i infrastrukturës prodhuese dhe transmetuese të energjisë elektrike.

Sot mund të themi se të katër këto objektiva janë realizuar në tërësinë e tyre dhe në masën e parashikuar për këtë periudhë, përfundoi ministri, duke vënë theksin në amendimin e herëpashershëm të kuadrit ligjor, në organizimin e sektorit elektrik dhe ndarjen e KESH, apo në privatizimin e OSSH.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›