E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten paditë për mosmarrëveshjet tregtare

Konfliktet mes bizneseve kanë shtuar numrin e padive në gjykatën. Përkeqësimi i ekonomisë reale veç treguesve zyrtarë dhe gjendjes financiare të qytetarëve e familjeve ka pasqyrimin e vet edhe në sistemin gjyqësor. Në këto muaj të vitit 2010 konflikte me bazë

ekonomike të përkthyera në padi në gjykatë kanë një rritje të ndjeshme. Sipas statistikave zyrtare vetëm për gjykatën e Tiranës ku edhe fluksi i padive është më i lartë gjyqe të pastërta për çështje tregtare që janë një zë më vete janë rritur nga 262 në periudhën janar maj 2009 në 335 për periudhën respektive të këtij viti.  Por problemet tregtare shoqërohen me një fluks në rritje edhe për padi të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes kompanive e klientëve të tyre. Kështu zëri i statistikave shkaktim dëmi ku në një shumicë të madhe janë gjyqet e kompanive celulare me klientët e tyre në dy vjet rritet me 50 për qind. Fjala është për abonentë që përdorin telefonat kryesisht me roaming dhe që nuk paguajnë deri në tre muaj e pastaj ndërrojnë numrin. Problemet e bankave me klientët e tyre për pagesat e kësteve të kredive sipas statistikave të gjykatës janë dyfishuar. Pamundësia e klientëve për të paguar por edhe kreditë e shtrenjta bëjnë që kontratat e huave të përfundojnë në dyer gjykatash. Probleme të kompanive me klientët ka edhe sektori i ndërtimit. Shitjet e banesave nga dy herë janë një dukuri e konsiderueshme në tregun kryeqytetas. Edhe këto lloj gjyqesh janë shtuar nga 272 në 2008 në 337 këtë vit. E përllogaritur në raport me totalin e padive të gjykatës së Tiranës çështjet ekonomike e tregtare të këtij karakteri nga 7 për qind që ishin në 2008 këtë vit janë rritur në 12 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›