Përurimi i dytë i tunelit të rrugës Durrës-Kukës

Thirrë, 19 maj, NOA /Rajmonda Lajthia Përurim i dytë brenda një viti, i bie të jetë ai i parashikuari të realizohet gjatë ditës së premte për tunelin e Thirrë-Kalimashit, pjesë e rëndësishme e rrugës Durrës-Kukës.
Në më pak se një vit, ai u përurua me bujë të madhe nga ana e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, por nuk do të kalonte shumë kohë dhe ai do të bëhej i pakalueshëm për shkak të dëmtimeve që ndodhën brenda tij.
E kështu, ceremonia që ministria e Punëve Publike dhe Transporteve paralajmëron të mbajë pasnesër në këtë tunel, ka për të qenë e dyta e përurimit të punimeve të tij.
Nëse e para ishte ajo e përfundimit të tyre, duke realizuar hapjen e këtij tuneli, kjo e dyta përkon me rehabilitimin e punimeve të kryera, në mënyrë që të mos paraqesë më rrezik për aksidente,.
Sipas të dhënave, mësohet se kanë përfunduar te gjitha punimet dhe nuk ka më rrezik shembjeje në galerinë e brendshme të tij e se rruga është gati për tu vënë në funksion të transportit të automjeteve.
Thuhet gjithashtu se ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, pritet të jetë të premten në ceremoninë e hapjes së tunelit, i cili do të jetë në funksion të plotë nga ora 10 e paradites.
Në qershor të 2009, pak ditë para zgjedhjeve, tuneli u përurua me shumë bujë nga kryeministri shqiptar dhe ai kosovar.
Por pas pak kohësh, kjo vepër publike shfaqi probleme serioze që vinin ne rrezik jetën e kalimtarëve, duke u mbyllur për afro 8 muaj. Kjo situatë erdhi pasi tuneli u hap para afatit të parashikuar nga ekspertët.
r.l/n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") tani |19/05/2010 20:55:12 prape cermoni.si pune asaj...do martojme Malon.i hapni syte prape se mos u bieprape Komentoje 3 25 Endri - Për korrigjim |20/05/2010 03:25:25 Nga lajmi i mësipërm vlen të korrigjohet se nuk bëhet fjalë për përurimin
e të njëjtit tunel. Herën e parë është përuruar galeria veriore, ndërsa
galeria jugore, që përurohet kësaj radhe nuk ka qenë hapur
asnjëherë.
Po ashtu, dëmtimi i përmendur nëlajm ndodhi po në galerinë
jugore gjatë punimeve për çeljen e saj. Për arsye sigurie, u ndalua kalimi
edhe në galerinë veriore, duke përjashtuar rastet urgjente apo mjetet me leje
të veçanta.
Aktualisht, po përurohet galeria jugore, që hapet për herë
të parë, ndërsa galeria veriore, që u përurua kohë më parë, do të jetë
sërish e mbyllur për punime përforcuese. Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/22931-perurimi-i-dyte-i-tunelit-te-rruges-durres-kukes';var JOSC_autopublish='1';