E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Rexhepi priti një delegacion nga Bashkimi Evropian

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në takim një delegacion të kryesuar nga Andreas Kindl, korrespondent evropian për Politikë dhe Koordinim të Politikës dhe Sigurisë se Jashtme të BE-së dhe në Ministrinë e

Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me planin e implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, Kindl e përgëzoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjes dhe theksoi se tashmë është e rëndësishme që palët t’i përmbahen planit të përmbushjes së marrëveshjes dhe për këtë do të keni edhe përkrahjen e shtetit gjerman.

Ndërsa, ministri Bajram Rexhepi e njoftoi për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përmbushjen e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave

Ministri Rexhepi falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme dhe qëndrimin konsistent të shtetit gjerman për përkrahje të vendeve të Ballkanit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›