E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Referendumi do jetë pro marrëveshjes

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se është i bindur se shumica e qytetarëve të Serbisë do ta pranonin marrrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, po që se dalin në referendum.

Ai ka thënë se qeveria nuk do të pranojë shantazhin e pakicës.

“Presim vendimin përfundimtar të serbëve të Kosovës. Referendumi ka kuptim nëse ata janë të gatshëm ta zbatojnë, në rast se rezultati nuk shkon në favor të tyre”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në Zagreb.

Ai ka riktujtuar se ka ofruar dorëheqje, po që se marrëveshja nuk kalon në referendum.

Beogradi ka paralajmëruar mundësinë e shpalljes së referendumit në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën, duke e përfshirë edhe territorin e Kosovës.

Mbajtja e nje referendumi në Kosovë është kundërshtuar nga zyrtarët kosovarë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›