Mustafa: Thaçit i ka humbur rruga në oborr
PRISHTINE - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar edhe një herë qeverisjen nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi, duke shprehur bindjen se partia që ai udhëheq do të jetë fitimtare në zgjedhjet e ardhshme.
Në një tubim të zhvilluar në Isniq të Deçanit, Mustafa tha se kryeministri aktual “e ka humbur rrugën në oborr” dhe duhet të largohet sa më shpejt nga qeverisja.
“Problem madhor i këtij vendi është gjendja ekonomike; problem madhor i këtij vendi është sundimi i ligjit; problem madhor i këtij vendi është integrimi dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Nuk është problem madhor i këtij vendi si të zhbëhet, si me i prishë komunat, si me i shkatërru komunat, sepse prej prishjes nuk fiton askush”, - ka thënë Mustafa.
(er.nu/tg/BalkanWeb)