E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri danez Vamen vijon vizitën në Tiranë

Ministri i Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Danimarkës, Nikolai Vamen vijon ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë.
 

Në orën 10:00 ministri Vamen do të takohet me Zv. kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
 

Gjithashtu ai do të takohet edhe me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PS-së Edi Rama, ministren e integrimit Majlinda Bregu si dhe me anëtarët e komisionit të integrimit.
 

Ditën e djeshme, Vamen u takua me presidentin Bamir Topi të cili I shprehu mbështetjen e Danimarkës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›