Topalli- Çiçek: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik
Tiranë- Kryeprlamentarja Topalli ka pritur në një takim homologun e saj turk Çemil Çiçek, i shoqëruar dhe nga një delegacion deputetësh.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp Topalli u shpreh se miqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë është mjaft e fortë dhe ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.
Turqi është një partner ekonomik që ka 10 fishuar infestimet në vendin tonë. Marrëdhëniet e shkëlqyera, marrëdhëniet miqësore në fakt janë përkthyer në 4 fishim të tregtisë mes vendeve tona. Vizita e presidentit të asamblesë vjen në 10 vjetorin e pavarsisë dhe gjej mundësinë të bëj falenderimet e sinqerta, por edhe sepse ai shoqërohet edhe nga deputetë me origjinë shqiptare. Nuk mund të të rrija pa falenderuar shtetin turk, kolegun, qeverinë për kontributin që ka dhënë për pavarsinë e Kosovës. Ne e dimë kontributin që ka dhënë Turqia për vendet që kanë njohur Kosovën,- deklaroi Topalli.
Më tej ajo ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit mes 2 parlamenteve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Ndërsa Çicek u shpreh se rritja e marrëdhënieve mes dy vendeve do të forcojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai është shprehur se Turqia do të japë kontributin e saj edhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Midis dy vendeve tona ka lidhje të ngushtë, dhe kohët e fundit janë intesifikuar vizitat e nivelit të lartë. Për ne është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon, sa më shumë të rriten bashkëpunimi mes nesh aq më i madh do të jetë kontributi për rritjen e paqes në Ballkan. Ka arsye shumë të forta për bashkëpunim, ka lidhje kulturore dhe historike. Ne kemi bindjen se sa më shumë ti forcojmë marrëdhëniet do të jetë në të mirë të vendeve dhe rajonit. Ne jemi për bashkëpunim në çdo çështje siç është dhe ajo e Kosovës,- u shpreh Çicek .
Në vazhdim ai tha se Turqia do të rrisë bashkëpunimin ekonomik në Shqipëri dhe numri i kompanive turke që operojnë në Shqipëri do të rritet.
Ne do të bëjmë çtë mundemi që Shqipëria të zërë vendin që meriton. E them me kanaqësi të madhe që mes dy vendeve nuk ka problem politik dhe kjo bën që mos ketë probleme për forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Kemi mundësi të tjera të shumta edhe për të ardhmen. Firma të fuqishme turke operojnë në Shqipëri, ju sigurojmë që numri i tyre do të rritet. Bashkëpunimi ynë është në fusha si arsimi edhe tregtia. Të rriten edhe marëdhëniet ndër parlamentare- vijoi Çiçek.
Në vizitën e sotme ai shoqërohet nga disa deputetë të mazhorancës dhe opozitës, ndërsa nesër i shoqëruar nga kryeparlamentarja Topalli do të vizitojë Shkodrën.
Kliti Topalli