E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti: Ka nisur organizimi i një mocioni mosbesimi për Berishën. Meta do jetë majtas në 2013-ën

Share

(E PERDITESUAR)- Ish deputeti i LSI, Dritan Prifti, ka paralajmëruar liderin e opozitës, Edi Rama, se mund të marrë kosto politike nga takimi privat me Ilir Metën. Edhe pse Prifti është dakord për takimin mes dy palëve, ai thotë se takimi do ti heqë nga duart Ramës kartën e tragjedisë së 21 Janarit.

Në një intervistë në News 24, Prifti, duke komentuar takimin Rama- Meta, tha: Nuk jam befasuar dhe e kam ditur se kjo të ndodhte, nuk jam habitur. Një takim normal. Në politikë ka vend shprehja kurrë mos thuaj kurrë se çdo gjë ndodh. Rama ka humbur kartën e 21 Janarit. Rama ka humbur vota tek të majtët, që si pranojnë këto lëvizje, dhe tek të pavarurit. Detyra e Ramës është kthejë opozitën në pushtet, prandaj ka ardhur ky takim, qoftë në Gjirin e Lalëzit dhe ai në Sheraton. Rama ka humbur diçka, por po punon të kthejë opozitën në pushtet se ai ikën nga partia përfundimisht. Kjo lëvizje i ka shërbyer më shumë Metës se Ramës. Meta e di që duke qenë në koalicion me Berishën në 2013 nuk merr me vota të majta. Meta ka filluar të zbatojë skemën për zgjedhjet e ardhshme. Meta do të shkojë përsëri me fituesin në qeveri. Lëvizja e tij është brilante, po e ka bërë këtë lëvizje pa respekt për partnerin që ka në qeveri. E ka bërë fshehurazi dhe pa u konsultuar me PD, tha Prifti.

Ndërkohë Prifti tha se kanë nisur diskutimet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Berishës.

Meta ka nuhatje politike, jo sa Berisha, por në liderët e majtë them se është më i miri. Them se ka disa cilësi, por ka bërë gabime që e kanë njollosur, por nuk mund tia mohoj cilësitë. Ka matje politike dhe pragmatizëm politik se po vijnë zgjedhjet. Planet kanë filluar për mocion mosbesimi, para zgjedhjes së presidentit, por nuk e di që LSI do jetë pjesë. Ka filluar të bëhet lobing në parlament në mocion mosbesimi, tha Prifti.

Prifti komentoi edhe deklaratat e bëra nga lideri i PS-së Rama, i cili deklaroi se është tentuar të blihet vota e dy deputetëve të PS nga ana e PD për presidentin e ri të vendit.

Për Priftin, deklarata është serioze dhe e rëndë. Deputetët e PS duhet të flasin kush u ka bërë ofertën. Nëse kjo ndodh do të jetë goditje për imazhin e institucioneve tona. Po të jetë e vërtetë do jetë skandaloze. Kjo duhet shoqëruar me kallëzim ndaj njerëzve që e kanë bërë.

Prifti tha se në vitin 2013 Meta do jetë majtas. Unë e njoh Metën dhe mendoj se lëvizjet e tij janë reale. Sa më shumë të afrohen zgjedhjet e 2013, ai do një aleancë të majtë se kështu u dalin votat se me Berishën i përgjysmohen votat. Nuk besoj se Meta do jetë në një pol me zotin Topi. Mendoj se nuk do të futen në një koalicion laraman, pa një identitet të qartë, deklaroi Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›