E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri francez skandalizohet nga Hayek

Ish-Ministri i kabinetit francez 78- vjeçari Henry Torre reagoi ashpër, pasi seks-simboli meksikan, Salma Hayek, u nderua nga vendi i tij me medaljen më të lartë që mund t`i akordohet një civili Legjioni i Nderit.

Ministri deklaroi për mediat se nderimi që iu bë 45-vjeçares bën të rrotullohet në varr Napoleon Bonaparti. Ai theksoi se do të refuzonte këtë titull nëse do t`i jepej.

Nderimi i Hayek është pritur shumë keq nga një pjesë e madhe e medieve franceze sipas të cilave Sarkozi po ndan ëmbëlsirat e fundit përpara se të largohet nga pushteti.

Në të shkuarën, disa yje të tjerë të Hollivudit kanë fituar nderimin më të madh francez për një civil, por ata kanë qenë superyje si Clint Eastëood, Robert Redford dhe Robert de Niro.

Aktorja Hayek është e martuar me një miliarder francez, Francois-Henry Pinault dhe ka rezidencën e saj kryesore pranë Parisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›