Ministri francez, sot me Barcën ndaj PSG-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Manuel Valls ka dhënë një deklaratë që ka nxitur kritika në Francës. Ministri i njohur francez tha se sot do të bëj tifo për Barcelonën në ndeshjen ndaj PSG.
Valls tha se asnjë skuadër nuk e do më shumë se Barcelonën dhe se për këtë ka arsye sepse është i lindur pikërisht në Barcelonë.
"Do të bëj tifo sot për Barcelonën. Ajo është skuadra që unë e dua më së shumti. Më vjen keq që nuk bëj tifo për skuadrën e shtetit tim, por unë jam i lindur në Barcelonë dhe e dua këtë skuadër" deklaroj Valls./Indeksonline/