E Diel, 1 Nëntor 2026

Ky është më i shpejtë se Usain Bolti!

Britania e Madhe është duke rritur një djalosh që shpejtë mund të jetë një fenomen në sportin botëror.

Djaloshi i quajtur Ryan Gorman po mahnitë të gjithë me shpejtësinë që ka. 17 vjeçari anglez është kampion në Britani për moshat U17 në garat në 100 dhe 200 metra. Gorman ka vrapuar tani në një garë 200 metra për 21.76 sekonda apo 0.5% më shpejtë se sa Usain Bolt në këtë moshë që kishte vrapuar këtë garë.

Mediat llogarisin që Gorman mund të thyej rekordet e Bolt pasi që ai po kalon çdo parashikim me vrapet e tij. Gara e preferuar e tij, është gara në 200 metra. Talenti i tij u vërejt vetëm 18 muaj më parë ndërsa Britania po e përgatit atë për Lojërat Olimpike të radhës./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›