Ministri gjerman i Finances jep alarmin

Kriza greke zë vend dhe në fushatën elektorale në Gjermani. Ministri gjerman i Financës Shauble ka pranuar për herë të parë në mënyrë publike se asthina do të ketë nevojë për një plan të tretë ndihmash ndërkombëtare. Një lajm jo i mirë ky për votuesit të cilët një muaj para zgjedhjeve janë përqendruar pikërisht në ekonominë e vendit.
“Na është dashur të bëjmë dicka unike për Greqinë, një reduktim të borxhit deri në 53 për qind. Por nuk ka asnjë arsye për nëj reduktim të dytë. Duhet të ketë nga ana tjetër një program ndihme të një lloji tjetër për Greqinë”, tha ai.
Deklarata e tij mund të vërë në vështirësi Merkel e cila deri tani nuk ishte shprehur qartë për këtë temë.
Nga ana tjetër socialdemokrati Steinbruk, i ka kërkuar Merkel të pranojë se solidariteti ndaj Greqisë do të ketë një cmim për Gjermaninë.
Kritika vijnë edhe nga partia e re Alternativa për gjermaninë, e cila sipas analistëve do të jetë një surprizë e vërtetë. Kjo e fundit kërkon heqjen e monedhës së përbashkët euro dhe rikthimin e markës. Më shumë se gjysma e popullsisë gjermane mendon se monedha e përbashkët euro ka qenë një gabim për ekonominë e vendit.