Mbledhja ne Vlore kreu Basha kritikon modelin qeverises te Rames
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sot takimin që ka zhvilluar Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama me ministrat që pritet të përbëjnë dhe qeverinë e re.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook Basha ka shigjetuar ashpër modelin të cilin synon të aplikojë dhe në qeverisje kundërshtari politik Rama.
Mesazhi i plotë i kryetari të PD-së, Lulzim Basha Edi Rama bëri sot një takim privat, me qeverinë e tij private, në një ndërtesë private, dhe gjithcka që u bisedua atje mbeti private. Kryeministri i ardhshëm ka mbyllur dyert për mediat, edhe pse kur ka lajmeruar këtë mbledhje qeverie në rrjetin social ka folur për përgjegjshmëri e transparencë. Por ne e dimë se ka arsye të forta për z.Rama për të mbyllur dyert. E para sepse ky është stili i tij i qeverisjes. E ka treguar për vite të tëra në Bashkinë e Tiranës. E dyta, sepse këto nuk janë mbledhje kabineti, por janë organizime okulte për të detajuar planet e z.Rama dhe mazhorancës se re në copëtimin dhe pushtimin e administratës publike. Dhe e treta, ku më mirë se buzë detit, në një hotel luksoz, larg syve të botës, mund të vendoset për ndarjen e tortës së pushtetit, për caktimin e linjave të përfitimit për z.Rama dhe aleatët e tij. Kjo është mbledhja e vertetë dhe arsyeja e vertetë e këtyre takimeve të z.Rama. Deklaratat me fjalë të bukura janë vetëm makiazh për t'iu fshehur qytetarëve planet e errëta, dhe për t'i bërë bisht premtimeve zgjedhore stratosferike. L.Basha