E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia perfshihet nga zjarret

Të njëjtat pamje që përsëriten pothuajse cdo vit vijnë nga Portugalia. Zjarret kanë përfshirë veriun dhe një pjesë të madhe të qendrës së vendit por dhe ishullin e Madeiras. Janë më shumë se 500 zjarrfikësit që janë impenjuar për të marrë situatën nën kontroll, ndërkohë që 130 të tjerë janë dërguar në ishull ku dhe spitali është evakuuar. Ashtu si ndodh cdo verë, temperaturat e larta dhe tokat bujqësore të braktisura kanë rezultuar një përzierje shpërthyese.Sipas të dhënave të institutit për ruajtjen e natyrës dhe të pyjeve, në 7 muajt e parë të vitit janë djegur më shumë se 17 mijë hektarë.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›