Ministri grek i Financave: Në korrik falimentojmë
Athina po pret me padurim për pjesën tjetër të parave të paketës së shpëtimit nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në rast se nuk do të mbërrijnë 12 miliard eurot, Greqia do falimentojë.
Ministri grek financave Giorgios Papakonstantinu në TV: Nëse nuk vijnë paratë deri në fund të korrikut, do ulim qepenat, qeveria nuk do ketë më fuqi të paguajë.
Ndërkohë, grekët kanë nxituar të çojnë shumicën e parave të tyre në banka, por jo në ato brenda vendit, por jashtë. Më shumë se 31 miliard euro janë depozituar nga grekët në banka jashtë.