E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak para gjyqit, akuzohet për vrasje protestuesish e korrupsion

Ish- diktatori egjiptian, Hosni Mubarak, do të dalë në gjyq i akuzuar për rolin e tij në vrasjen e protestuesve gjatë protestave që sollën rrëzimin e tij nga pushteti. Akuza e ngritur ndaj tij i ka dhënë fund spekulimeve se drejtuesit ushtarakë të vendit do ia kursenin atij një turpërim publik.

Disa nga krimet e listuara nga prokurorët përfshijnë vrasje të qëllimshme, tentativë vrasje, keqpërdorim të influencës, keqpërdorim të fondeve publike për përfitime private.

Dy djemtë e tij, Gamal e Alaa, do dalin në gjyq me akuza penale.

Lajmi për akuzat e ngritura ndaj Mubarak u bë publik pas shpalljes së një demonstrate masive në sheshin Tahrir në Kajro. Aktivistët do protestonin për të kërkuar reforma të shpejta dhe një gjyq publik për Mubarakun dhe anëtarët e tjerë të regjimit të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›