E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Brendshëm, Noka: Pretendimi për inskenim i Elvis Roshit është një përrallë

11-03-2013 / Gazeta 55

Është apo jo arrestim politik? Ky është debati që ka përfshire kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi dhe ministrin e Brendshëm, Flamur Noka. 
Elvis Roshi pretendon se arrestimi i tij nga policia është bere për qëllime politike.
Avokati i tij tha se ndalimi kryebashkiakut te Kavajes është bërë me urdhër të Ministrit të Brendshëm z.Flamur Noka.
I pyetur për arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, ministri Noka ka deklaruar se nuk merret me përrallat e Elvis Roshit. “Nuk kam urdhëruar arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Pretendimi për iskenim i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi është një përrallë”, deklaroi Noka.
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është arrestuar, pas dhunës së ushtruar në stadiumin e Kavajës gjatë ndeshjes mes Besës dhe Tiranës, ndaj trajnerit të skuadrës mike, Nevil Dede. Ai akuzohet per goditje per shkak te detyres, kercenim te jetes per shkak te detyres dhe kundershtim dhe mosbindje ndaj forcave te policise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›