E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monica e bukur dhe jeta e saj e embel

Te thuash Belluci ne Itali eshte njesoj si te thuash bella. Nderkohe Monica prej vitesh ka vendosur ta beje Francen atdheun e saj te dyte vendin ku jeton dhe ka ngritur familjen

Nuk jam ndjere kurre me rehat nen lekuren time se tani qe jam 46 vjece. Keshtu shprehet njera nga ikonat e kinematografise europiane italo-francezja me linja te rrumbullta e enderrimtare Monica Belluci. Ajo konsiderohet si nje nder grate me seksi ne bote dhe eshte vertet e tille te pakten keto dite e relaksuar dhe e qete. Edhe pse nuk eshte shume e famshme jashte Italise dhe Frances Monica eshte shume e njohur ne keto dy vende dhe gezon tashme statusin e nje ikone. Por eshte nje ikone shume mesdhetare qe nuk i ngjan nga dukja aspak femrave tejet te holla te Hollivudit madje edhe atyre te vete kinemase franceze. Per ata qe nuk jetojne ne dy vendet e siperpermendura dhe qe nuk kane pare filma te tille si ShootEm Up Dracula apo Matrix Monica ka shume mundesi qe tu kujtohet nga reklamimi qe i beri per nje kohe te gjate buzekuqit Dior nje fushate qe nisi ne vitin 2006. Monica pa dyshim qe ka buzet me te bukura ne industrine kinematografike dhe kjo ka bere qe Dior ta perzgjidhte per reklamen e tij pa e menduar dy here. Me buzekuqin anti-moshe te Dior fytyra e Belluci-t u perhap ne te kater anet e botes permes reklamave te revistave bilbordeve te medha te rrugeve dhe kudo. Po ashtu sikunder koleget e saj qe kane punuar me Dior Charlise Theron dhe Sharon Stone Belluci nuk eshte naive. Nuk do te doja kurrsesi qe te isha sot 20 vjece. Me besoni jam shume me e lumtur tani se ne ate moshe. Ne jete ben nje rrugetim permes se cilit zbulon se kush je ne te vertete kush do te jesh dhe kush behesh ne fund te fundit. Fillimi i rruges eshte i veshtire sepse e njohim shume pak veten tone dhe reagimin qe sjellim te te tjeret por me kalimin e kohes ky raport ndreqet e si pasoje edhe jeta e njerezve rreth teje ndryshon thote Belluci. Tashme eshte nena e nje vajze 4-vjecare Deva e cila per momentin eshte prioriteti i saj kryesor ne jete. Ime bije erdhi ne moment perfekt per mua. Kur e mbajta per here te pare ne krahe kisha bere shume gjera ne jete kisha pasur shume pervoja me njerez te ndryshem me pune kisha udhetuar dhe me ne fund e ndjeja se ajo qe me mungonte ishte familja dhe femija. Dhe Deva erdhi pikerisht ndersa po i kerkoja Zotit nje gje te tille thote Monica. Sipas saj gjeja me e rendesishme per nje femije eshte ti japesh kohe dhe cilesi ne marredhenie. Jam ne nje faze te jetes sime kur nuk para me pelqen qe te dal shume. Ndihem mire brenda mureve te shtepise. Me jane merzitur vendet kur rrethohesh vazhdimisht nga njerez qe pine duhan apo alkool. Nuk me intereson shume qe te shkoj neper premiera filmash apo neper mbremje gala. Thjesht tani e ndjej se duhet te jem me time bije. Monica e pranon se ardhja e nje femije te ndryshon jeten. Nuk kam vene gjume ne sy dy vitet e para te jetes se Deva-s. E kam ushqyer me gji per 9 muaj dhe kam shijuar cdo moment te te qenit nene. Nuk me bejne pershtypje sakrificat sepse permes tyre meson se cfare do te thote te jesh nene.

Nderkaq ajo po kerkon nje balance mes jetes qe ka lene dhe asaj qe do te vije. Ndersa behesh nene jo rralle ndermerr udhetime mes Romes Parisit e Nju Jorkut por kjo nuk do te zgjase shume. Per nje vit e bija do te shkoje ne shkolle dhe asaj i duhet qe te qendroje ne nje vend per nje kohe te gjate apo edhe kur te shkeputet ta beje kete per nje periudhe jo me te gjate se 3 dite. Kjo sepse Monica do qe te jete gjate gjithe kohes me te bijen 4-vjecare. Tashme ajo eshte nje bukuroshe qe flet frengjisht dhe italisht njeherazi. Ajo eshte nje femije pa shume pretendime dhe mund te ambientohet me cdo person te ri thote Monica. Ajo cka aktorja nuk ka dashur kurre eshte qe te jetoje ne xhepin e bashkeshortit. Ai eshte gjithashtu aktor nje nder me te njohurit ne France dhe jashte saj ne rolet e pakta qe ka pasur ne filma te tille si Ocean 12. Por me shume njihet per reklamimin e Renault Clio. Belluci dhe Vinsent Casel vune kurore ne vitin 1999 dhe se bashku kane marre pjese ne disa filma si Lappatement apo filmin e shumediskutuar Irriversible ne te cilin ajo ka luajtur edhe nje skene shume te gjate perdhunimi. Vinsent eshte nje baba i mrekullueshem. Ne perpiqemi qe te jemi bashke sa me shpesh qe te mundemi por pjesen me te madhe te kohes e jetojme te ndare sepse ose ai eshte me xhirime ose jam une larg shtepise per te njejten arsye. Ne jetojme duke punuar per disa kohe e me pas marrim pushime si familje qe eshte edhe ana e mire e biznesit tone. Ne intervista te tjera Monica eshte shprehur se kur e ka pare per here te pare Vincent nuk pati asnje lloj interesi per te. Nuk e kuptuam qe ishte nje terheqje qe ne fillim. Menduam se perkundrazi ishte nje refuzim por me pas patem shansin qe te njiheshim me mire me njeri-tjetrin dhe terheqja lindi per te vazhduar ne dashuri. Personalisht mua me duket romantike qe te mos jem gjate gjithe kohes me njeriun qe dua sepse ne te kundert krijon nje familjaritet te tepruar dhe e merr tjetrin per te mireqene.

Per sa i perket profesionit Monica thote se ka dashur gjithmone te beje aktoren. Kur ishte e vogel mahnitej pas aktoreve te bukura italiane qe bene epoke ne vitet lsquo50 lsquo60 lsquo70 dhe enderronte nje dite te behej si ato. Por nderkohe jetonte ne nje fshat te vogel ne Umbria dhe fshati i saj ishte shume larg nga vendet ku ndodhnin mrekullite kinematografike. Ne ato vite te hershme rruga drejt kinemase asaj i dukej po aq e pamundur sa edhe vete vajtja ne Hene. Ndoshta avokatia do te kishte qene profesioni i duhur per nje vajze nga provinca e cila donte te cante ne jete. Kur ishte ne Universitetin e Peruxhias nje miku i saj e coi ne disa agjenci modelesh ne Milano. Aty kur e pane e dalluan menjehere qe ishte e duhur per te vazhduar rrugen e modeles. Per Monica-n ky ishte nje moment i lumtur ikjeje nga nje bote ne nje tjeter ne boten e endrrave. Kjo edhe pse fillimisht modelingu asaj nuk i pelqente si profesion vecse nderkohe i duheshin para per shkollen. Me kalimin e kohes nisa te udhetoj shume neper bote dhe keshtu i lashe studimet. Kur sheh pas ne te shkuaren ajo mendon se avokatia do te kishte qene shume e merzitshme per nje tip si ajo. Dikur mendonte se mund te punonte ne nje zyre gjate gjithe kohes por me pas kur nisi udhetimet e kuptoi me te vertete se cfare donte te bente. Nuk mund te vazhdoja punen dhe shkollen njeherazi dhe me duhej te beja nje zgjedhje e fale saj jam sot ketu. Ajo ka qene gjithnje me shume fat sepse ndodhej ne vendin e duhur ne kohen e duhur. Keshtu nje dite te bukur regjisori i famshem italian Dino Rizi ve re nje fotografi te saj dhe e merr Monica-n ne filmin Vita Coi Figli. Dy vjet me pas ishte Francis Ford Copola ai qe e shnderron ne njeren prej nuseve nudo te Drakules ne filmin me te njejtin emer. Ajo cka me pelqen qe te bej jane filmat e forte me karaktere femrash interesante e plot emocion. Monica eshte shume mirenjohese ndaj fatit qe ka pasur gjithmone ne jete. Ajo eshte nder te paktat europiane qe ka kontrata shume te mira pune ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes por ndihet ne shtepi ne France. Ne fakt Britania e Madhe e ka terhequr gjithmone shume. Kam kaluar shume kohe ne Londer dhe ndihem e lire ne kete vend. Aty askush nuk me njeh dhe me pelqen qe te shkoj ne park me vajzen time ose te bej pazar me mikeshat e mia. Per sa i perket pushimeve shijet e saj jane te thjeshta. Nuk preferon vendet e VIP-ave por i pelqen qe te shetise ne plazhe te zakonshme ne pranine e njerezve te zakonshem. Por kjo aktore pavaresisht gjithe jetes qe ben sa ne nje vend ne tjetrin ne thelb ndihet italiane. Une jam shume italiane ne gjithcka. Vij nga nje familje e madhe e fuqishme. Te gjithe kemi qene shume te lidhur me njeri-tjetrin dhe na pelqen qe te takohemi shpesh e te kalojme kohen se bashku. Dhe sigurisht duke qene italiane eshte e kuptueshme edhe dashuria qe kam per ushqimin. Me pelqen te ha cdo lloj gjeje por vecanerisht dhe natyrshem jam e lidhur me ushqimin italian. Pjata ime e preferuar jane makaronat dhe djathi parmixhano.

Monica nuk ngjan fare me aktoret e Hollivudit qe e lene veten te vdesin urie per hir te ruajtjes se linjave. Nese me duhet te luaj ndonje rol per te cilin kerkohet qe te humbas peshe atehere ushqehem me peshk mish zarzavate dhe humbas menjehere. Por ka raste kur roli me kerkon qe te jem me e mbushur dhe me e plote dhe mua me pelqejne shume keto role. Nuk para me pelqen sporti dhe palestrat dhe kur e ve re se jam mbushur me shume se cduhet atehere vishem me te zeza dhe keshtu nuk bie ne sy. Per sa i takon sekreteve te bukurise Monica thote se nuk ka asnje syresh. Bukuria duhet te te buroje nga brenda. Nese nuk ndihesh bukur ne shpirt nuk mund te rrezatosh. Eumlshte shume e rendesishme se si ndihesh. Nese nuk ndihesh mire nuk mund te dukesh bukur dhe anasjelltas. Megjithate ajo thote se eshte e fiksuar pas buzekuqit. Ka nje kuti plot me te tille ne pjesen me te madhe me shkelqyes qe nuk kane ngjyre por me raste ajo mund te vere edhe ndonje buzekuq te kuq. Monica vjen e dyta pas Angelina Jolie per sa i perket volumit te buzeve dhe per te eshte shume normale qe nje kujdes te vecante te tregoje per buzet per ruajtjen e tyre. Kam buze te plota dhe ato shpesh me thahen e kane nevoje te vazhdueshme per krem apo buzekuqe te vecanta. Buzet jane shume te vecanta sepse permes tyre flet komunikon ha dhe puth. E si mund te mendoje ndryshe nje qytetare e botes dhe njeherazi nje italiane ne thelb sic eshte Monica Belluci nje grua e bukur qe ndihet mire nen lekuren e saj te zeshket e linjat e plota qe misherojne me te miren e bukurise se femres mesdhetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›