E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Energjetikës reagon për shkeljet në ndërtimin e TEC-it

TIRANË (UPDATE) -Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka reaguar sot mbi raportin e panelit të Inspektimit për shkeljet e kryera nga Banka Botërore. "shkelja e procedurave nga Banka Botërore nuk është problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal. Sipas tij, TEC-i është teknologjia më e fundit dhe jep garanci për ndotje minimale.

Ministri tha se qeveria ka marre masa edhe për prokurimin e pajisjes qe parandalon rrjedhjet e naftës në TEC, që sipas tij do te jete gati përpara se Termocentrali të fillojë prodhimin e plote të energjisë ne mesin e muajit nëntor.


Paneli i Inspektimit të Bankës Botërore ka kritikuar projektin e realizuar nga BB në Shqipëri për ndërtimin e Termocentralit të Vlorës. Sipas Panelit, që ka investiguar ndërtimin e TEC, nuk janë marrë parasysh problemet mjedisore gjatë ndërtimit të tij. Ky është skandali i dytë me projektet e BB-së në vendin tonë pas atij të shembjeve te nderimeve ne Jalë.


Paneli ka dale ne konkluzionin se ne rastin e TEC-it të Vlorës, Banka Boterore nuk ka respektuar disa nga dispozitat e politikave te saj qe kane te bëjnë me vlerësimin e projektit, vlerësimin mjedisor, menaxhimin e pasurive kulturore dhe vlerësimin ekonomik. Ne njoftimin zyrtar, Paneli i Inspektimit thote se "konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave te Bankës për konsultimet."


Por edhe këtë herë ashtu si ne rastin e Jalës, paneli është vendosur para nje fakti te kryer, pasi TEC-i tashmë ka përfunduar së ndërtuari. Ndaj kërkohet të përqendrimin për eliminimin e pasojave. "Eshtë e nevojshme të sigurohet sa me pare blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme që filtron naftën që mund të derdhet në det si dhe te ndihmohen autoritetet shqiptare per te ngritur strukturat e duhura per te bere te mundur nje reagim te shpejte ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftes. Sipas panelit, kjo kërcënon seriozisht Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizmit .


Ndërkohë Paneli ka kritikuar edhe studimin e fizibilitetit, sipas të cilit u përgatit nga një firmë e vetme konsulence, çka mund të lërë dyshime. Hetimi i Panelit të Bankës Botërore me qendër në Uashington, nisi pas ankesës zyrtare të Aleances Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit te Vlorës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›