E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria dështoi në luftën ndaj korrupsionit

Deputeti i PS Sajmir Tahiri, tha sot gjatë një konference për shtyp se," progres raporti i Komisionit Evropian për tre vitet e fundit e konsideron korrupsionin një fenomen gjerësisht të përhapur dhe një problem serioz".
Sipas tij, "përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin kanë mbetur në fazën e hartimit të strategjive, pasi mungojnë mekanizmat e aplikimit të tyre, plani kohor si dhe indikatorët e matjes së rezultateve konkrete".
Shefi i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Ambasadori Helmuth Lohan, prezantoi disa ditë më parë progres-raportin e KE-së për Shqipërinë për vitin 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›