E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Financave prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin Për disa Ndryshime në Ligjin nr 10. 190 datë 4.12.2009 Për Buxhetin e Vitit 2010

Në bazë të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mblodhi sot Konferencën e Kryetarëve me pjesëmarrjen e krerëve të grupeve parlamentare ku të ftuar ishin Kryetarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Ministri i Financave Ritvan Bode prezantoi projektligjin Për disa Ndryshime në Ligjin nr 10. 190 datë 4.12.2009 Për Buxhetin e Vitit 2010. Duke prezantuar priotetet e këtij projektligji Ministri i Financave theksoi se synohet shkurtimi i shpenzimeve operative dhe qeveritare pa prekur sektorët prioritarë, rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë apo veprat e mëdha publike etj. Ai tha gjithashtu se ndryshimet vijnë pas një reflektimi disamujor të qeverisë me qëllim uljen e defiçitit buxhetor dhe mbajtjen nën kontrroll të borxhit publik.
Në mënyrë të veçantë, Ministri i Financave bëri të ditur se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve i përfshin të gjitha kategoritë ku sipas tij përfitues do të jenë pensionistët dhe buxhetorët. Konkretisht ai tha se përfitues do të jenë mjekët, infermierët, mësuesit, nëpunësit e institucioneve në varësi të ministrive, të prefekturave etj.

Ndërkaq, kreu i Financave bëri të ditur se nga vendimi për rritjen e pagave për buxhetorët nuk përfitojnë rritje zyrtarët e posteve të larta qeveritare dhe politike. Ndër të tjera Bode vlerësoi edhe performancën e mirë ekonomike përgjatë këtij 6 mujori duke vënë në dukje rritjen e eksporteve krahasuar me një vit më parë si dhe theksoi se prodhimet industriale, tregëtia e transporti kanë shënuar një rritje dyshifrore.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›