Ursula Mannel: Legjislacioni shqiptar në luftën kundër trafikimit është më i avancuar se në shumë vende të tjera.
Legjislacioni shqiptar në luftën kundër krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore
është më i avancuar sesa në shumë vende të tjera në Europë tha zonja Ursula Mannle, anëtare e Parlamentit të Landit te Bavarisë, Zv. Kryetare e Fondacionit të mirënjohur, Hanns-Seidel në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit përgëzoi zonjën Mannle për organzimin e Konferencës shumë të rëndësishme mbi parandalimin dhe sfidat në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, organizuar nën kujdesin e veçantë të Fondaciniot Hanns-Seidel.
Zonja Mannale theksoi se: Gjatë kësaj vizite të parë në vendin tuaj jam e surprizuar nga Shqipëria, nga arritjet, imazhi dhe ndjesia pozitive që të përcjell ky vend.
Kryetarja e Kuvendit tha se: Parlamenti ka punauar fort gjatë kësaj periudhe në reforma të thella. Në kuadër të luftës kundër trafikimit kemi miratuar shumë ligje si ai për Moratoriumin e mjeteve të lundimit, ligji Antimafia dhe ai i Mbrojtjes së dëshmitarëve, e po ashtu edhe ligje të karakterit social për mbështetje dhe ndihmë financiare të viktimave të këtij biznesi barbar, që shpesh janë gratë dhe fëmijët.
Kemi një rënie të madhe të trafikimit evidentuar në çdo raport ndërkombëtar, por jemi të ndërgjegjshëm për të mos e humbur asnjëherë vigjilencën për këtë sfidë, që në një mënyrë apo tjetër prek të gjitha vendet.
Biseda miqësore mes Kryetares së Kuvendit dhe zonjës Ursula Mannel u ndal gjerësisht edhe te bashkëpunimi mes Parlamentit shqiptar dhe parlamentit të Landit të Bavarisë, i cili drejtohet gjithashtu nga një grua.
Kryetarja e Kuvendit tha se do të ishte kënaqësi për të të priste në një vizitë Kryetaren e Parlamentit të Bavarisë në Shqipëri. Zonja Mannel u shpreh se do tja përcjellë me kënaqësi këtë ftesë duke ftuar zonjën Jozefina Topalli në Bavari në një vizitë të afërt zyrtare.
Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.