Ministri i Jashtëm Meta nesër vizitë pune në SHBA
TIRANë- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë pune dy-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në datat 18-19 mars.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ministri Meta pritet të mbajë një fjalë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Gjithashtu, Ministri i Jashtëm shqiptar do të zhvillojë takime të ndryshme në kongres, senat, si dhe me zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Në qendër të kësaj vizite do të jenë zhvillimet në rajonin tonë dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë drejtim, si edhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat.
(d.b/BalkanWeb)