Vëllai emigrant në Kanada e ndihmon të mbijetojë
Atë vit që Arsimi do të dilte nga burgu, tashmë i paaftë për jetën, vëllai tjetër i tij Edmondi, arratiset në ish-Jugosllavi dhe pas një farë kohe arrin në Kanada. Nga ky vend i kontinentit të largët ai ndihmon herë pas here nënën dhe vëllain e sëmurë, Arsimin, i cili 25 vite më parë ra viktimë e ëndrrës amerikane, drejt lirisë. Njerëzit tregojnë se në atë kohë çështja e Arsimit dhe adoleshentëve të tjerë që deshën të arratisen pati një bujë të madhe. Më vonë në Kukës ndodhën edhe ngjarje të tjera të kobshme, si varja e Avzi Nelës në vitin 1988, por ngjarja e Arsimit mbetet një përmasë që i dhëmb këtij qyteti të persekutuar.
#