Topi: Bashkëpunimi me rëndësi për reformat
I pyetur nga gazetarët e pranishëm për krizën politike dhe zgjidhjen e saj, Presidenti Topi u përgjigj se është me rëndësi instalimi i një dialogu politik, pavarësisht problemeve.
“Unë mendoj që demokracia në Shqipëri i ka të gjitha shanset që të bëjë progres, pavarësisht se ndonjëherë gjërat duket sikur nuk kanë rrugëdalje. Gjithmonë politika ka mundësi që mbi bazën e dialogut, të një predispozicioni për të arritur një zgjidhje në funksion të Shqipërisë dhe mbarë shoqërisë, do të dijë të gjejë edhe rrugët e bashkëpunimit. Duket sikur janë retorika politike kur themi në funksion të reformave të rëndësishme, por është realisht kështu”, tha Topi.
Kreu i shtetit u shpreh se priten reforma të rëndësishme në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë me konseguencë rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm, domininanti i jetës së politikës dhe i institucioneve të Shqipërisë, duhet të jetë konsolidimi i rrugës së nisur për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, vijoi presidenti Topi.