E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem flet per situaten ne rajon

Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë i pëlqen t’i flasin në mënyrë direkte, edhe ai përpiqet që mesazhin ta thotë troç. 
Ndaj Edmond Panariti është i prerë në atë çfarë pret nga bisedimet e nivelit të lartë Prishtinë- Beograd. I kërkuam qendrimin e Shqipërisë mbi atë që po cilësohet si asosacioni i komunave serbe në Kosovë.

Kufijtë në Ballkan nuk ndryshojnë. Në Shqipëri nuk po ndihen më as tonet e të ashtuquajturës retorikë nacionaliste për të cilën amerikanët u shqetësuan shumë. Media foli për memo të departamentit të Shtetit, Panariti i thotë ndryshe. Rezultantja është se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar patën efekt.
Por ajo që nuk ndalet në Ballkan është albanofobia. U shfaq sërish në Maqedoni. Panariti u drejtohet autoriteteve maqedonase dhe faktorit shqiptar atje
Në përpjekje për një rajon të paqtë, Shqipëria ka tentuar nivel të mirë bashkëpunimi edhe me Serbinë. Pala përballë nuk është në këtë nivel. Disa marrëveshje, ndër të cilat ato për njohjen reciproke të diplomave dhe lejeve të drejtimit të automjeteve pala serbe ende nuk është gati t’i firmosë. Ndaj dhe Panariti thotë se vizita e tij në Beograd nuk do të bëhet derisa ajo t’ia vlejë.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë nuk ia vlen më të thuash vetëm disa fjalë për marrëdhënie të mira bashkëpunimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›