E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL kryefjale te fushates elektorale traditen e shqiptarit

Vlerëson veten një konservator, që drejton një parti politike me këtë ideologji. Ekrem Spahia, kreu i Lëvizjes së Legalitetit, thotë se kryefjalë e kësaj fushate elektorale është tradita e shqiptarit, ku në thelb qëndron një familje e shëndoshë. Ai konsideron si të patolerueshme fenomene të tilla si aborti, divorci, braktisja e familjes. I bindur në idetë e tij, Spahia gjen tek fjala e Zotit, pozicionimin e tij kundër komunitetit LGBT. “Perëndia e ka thënë se martesat bëhen mes burrit dhe guas, jo mes burrit dhe burrit”, u shpreh ai. Ekrem Spahia është pjesë e koalicionit qeveritar, që pak vite më parë ka miratuar ligjin kundër diskriminimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›