E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca ne tregjet shqiptare

Konkurrenca në tregjet shqiptare është e diskutueshme. As institucioni i mandatuar për të vënë rregull duket se nuk ka sukses.

Janë 26 cështje të penalizuara nga Autoriteti i Konkrurrencës, të cilat kompanitë i kanë ccuar në gjykatën e shkallës së parë. 15 raste raste janë fituar, 2 janë në shqyrtim dhe pjesa tjetër është humbur. 

Brenda 5 viteve janë vendosur 1 miliardë lekë gjoba, të cilat duhet të kalonin në buxhet. Vetëm 259 milionë janë arkëtuar tashmë. Pra, janë rreth 761 milionë lekë të paarkëtuara, peng i cështjeve gjyqësore. Këto përbëjnë rreth 74 për qind të totalit.

Një situatë e tillë duket se i bën bizneset indiferente dhe të padruajtura ndaj autoritetiti të institucionit. Kjo për arsye se ligji nuk ka forcën e duhur interpretuese, por mbi të gjitha për shkak të mungesës së kulturës tek sipërmarrësit.

Ende nuk ka një shifër se sa humbet buxheti i shtetit nga ccështjet e humbura apo e zvarritura në gjyq, por humbjet janë ato administrative.

Për përfaqësuesit zyrtarë të bizneseve, duhet më shumë bashkërendim mes institucioneve.

Fushat më të hetuara gjatë vitit 2012 nga Autoriteti i Konkurrencës janë tregu i siguracioneve të makinave, shoqëritë e sigurimit fizik, telefonia si dhe tregtimi i vajit vegjetal e miellit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›