E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner uron kryeministrin Berisha për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare

Ministri i Jashtëm francez Bernard Kushner uron kryeministrin Berisha për rimandatimin e tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në urimin e tij zoti Kushner shprehet:

“I dashur Sali Berisha

Është një kënaqësi për mua t’ju përcjell, në emrin tim dhe në emër të autoriteteve franceze, urimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta, me rastin e rimandatimit tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Bashkëqytetarët tuaj e rinovuan besimin e tyre tek ju, në mënyrë që ju të vazhdoni  ta çoni Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt Europës. E njoh vendosmërinë tuaj për të vijuar reformat e domosdoshme për këtë. Unë dua t’ju siguroj se Franca do t’ju përkrahë dhe do të mbështesë plotësisht përpjekjet tuaja për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Ashtu siç dhe jeni në dijeni, unë jam i përkushtuar për vijimin dhe thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Unë ju kam njoftuar, që në takimit tonë të fundit në 24 prill, për planin tim për të shoqëruar në Tiranë një delegacion industrialistësh francezë, të cilët kanë dëshirë të studiojnë të gjitha mundësitë e investimeve në vendin tuaj. Ky udhëtim është parashikuar të bëhet gjatë vjeshtës.

Ju lutem pranoni, i nderuar Kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lartë dhe të miqësisë sime të shkëlqyer.

Bernard Kouchner


17/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›