E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ministren e Drejtësisë së Kosovës, zonjen Nekibe Kelmendi

Kryeministri Berisha  priti sot në një takim Ministren e Drejtësisë së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi.  Ministrja Kelmendi e uroi Kryeministrin Berisha me rastin e fillimit të punës së qeverisë së re shqiptare. 

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria ka pregatitur një program ambicioz, jetik për vendin dhe të realizueshem.  Më tej, biseda u përqendrua në bashkëpunimin midis dy qeverive dhe ne veçanti midis Ministrive të Drejtësisë së dy vendeve.  Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se Kosova ka bërë progres dhe se ajo tashmë prodhon stabilitet ne rajonin e Ballkanit. 

Kryeministri Berisha shprehu bindjen e palëkundur se procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme. 

Kryeministri Berisha i kerkoi Ministres së Drejtesisë së Kosovës, zonjës Kelmendi të transmetonte përshëndetjet e tij më të përzemërta për Presidentin, Kryeministrin dhe liderishipin kosovar. 


17/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›