Ministri i Jashtëm i Kosovës, të hënën në Tiranë

Tiranë, 16 prill, NOA - Ministri i Punëve të
Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni do të vizitojë të hënën Tiranën.
Vizita e tij në Tiranën bëhet pas ftesës zëvendëskryeministrit dhe ministrit të
Jashtëm, Ilir Meta. Ministria e Jashtme ka publikuar dhe axhendën
e takimeve dy ditore të shefit të diplomacisë kosovare.
Takimi i parë do të zhvillohet mes dy homologëve Meta e Hyseni, ku do të ketë dhe një konferencë për mediat. Ndërsa në datën 20 prill, Hyseni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe me Kryeministrin Sali Berisha.
m.xh/NOA