Ministri i Jashtëm i Ukrainës publikon reagimin e Hoxhës ndaj Rusisë: Vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha ka publikuar sot reagimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili e konsideroi krejtësisht të papranueshëm njoftimin e Rusisë që i bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara.
Në mesazhin e tij Sybiha theksoi se, Ukraina vlerëson qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë.
“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes”, shtoi Sybiha.
Ai nënvizoi se, “Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”.
Në reagimin e tij, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha u shpreh se kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, është intimidim. Hoxha siguroi se Shqipëria nuk do të tërhiqet.
“Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi”, u shpreh ai.
We appreciate Albania’s principled and strong stance. Threats against diplomats and civilians only further expose Russia’s disregard for peace efforts. Ukraine values Albania’s steadfast solidarity and support. Together, we stand for peace, security, and justice. 🇺🇦🇦🇱 https://t.co/rHWOaLeBiq
— Andrii Sybiha 🇺🇦 (@andrii_sybiha) May 28, 2026
/gj.m/j.p/r.e/